Protesta po mbahet në sheshin “Skënderbeu”, pranë hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku janë grumbulluar shumë qytetarë me kërkesën që të miratohen ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Pjesëmarrësit janë vendosur para ndërtesës së Kuvendit dhe u bëjnë thirrje deputetëve që plotësim-ndryshimet ligjore t’i votojnë në lexim të dytë.
Përgjatë protestës, disa qytetarë kanë shfaqur pakënaqësinë ndaj zhvillimeve të fundit duke hedhur mjete piroteknike drejt hyrjes së Kuvendit, ku ndodhen njësitet e policisë.
Si masë sigurie, Policia e Kosovës ka shtuar forcat dhe praninë e saj rreth objektit të Kuvendit dhe institucioneve përreth.
Tubimi po zhvillohet ndërsa plotësim-ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara ende nuk janë proceduar për votim në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.
