Bekim Sejdiu ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti gjatë konferencës së mbajtur sot në Qeveri.
Të lidhura
None found
Në një prononcim për Infokus, Sejdiu tha se e ka informuar si Albin Kurtin, ashtu edhe LDK-në, për vendimin e tij për t’u tërhequr nga gara për president.
Afati për zgjedhjen e presidentit përfundon në mesnatën e sotme, në përputhje me përcaktimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kurti deklaroi se aktualisht nuk po zhvillohen bisedime me asnjë subjekt për këtë çështje, pasi LDK-ja nuk i ka votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit, ndërsa PDK-ja ka refuzuar të takohet.
