Nëntë shoferë u arrestuan, ndërsa një u thirr për bisedë zyrtare për drejtim të pakujdesshëm

Gjatë 24 orëve të fundit, policia në lokacione të ndryshme të vendit ka privuar nga liria nëntë shoferë dhe ka thirrur një person në bisedë zyrtare, nën dyshimin për veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal, njoftoi MPB-ja e Maqedonisë.

Të lidhura

None found

Gjithsej tetë persona kanë drejtuar pa e kaluar provimin e vozitjes: I.Xh. (34), O.E. (21) dhe N.T. (20), nga Shkupi; E.D. (19), nga fshati Haraçinë, në rrethinën e Shkupit; një 17-vjeçar nga fshati Studeniçan, në rrethinën e Shkupit; S.D. (65), nga Serbia; një 16-vjeçar nga Velesi; si dhe Sh.A. (48), nga Prilepi, i cili ishte edhe nën ndikimin e alkoolit.

V.D. (31), nga fshati Razllovc, në rrethinën e Dellçevës, drejtonte automjetin megjithëse ndaj tij ishte në fuqi masa e ndalimit të drejtimit. Ndërkaq, D.G.T. (24), nga Holanda, u kap duke udhëtuar me 175 kilometra në orë, në një zonë ku kufiri i lejuar është 80 kilometra në orë.

MPB-ja bëri të ditur se, pasi rastet të dokumentohen plotësisht, do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale. Ministria u bëri thirrje pjesëmarrësve në trafik të zbatojnë rregullat, të mos drejtojnë pa dhënë provimin, kur kanë masë ndalimi ose kur janë nën ndikimin e alkoolit, duke kontribuar kështu për siguri më të madhe rrugore.


Shtuar më 6.10.2026 16:37

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetmeritkingcasibom giriş güncelsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahisGrandpashabetcasinofast