Projektligji i propozuar synon kufizimin e konsiderueshëm të kompetencave të Dhomave të Specializuara, duke përcaktuar si periudhë mbulimi kohën nga 1 korriku 1999 deri më 31 dhjetor 2000. Në të njëjtën kohë, jashtë juridiksionit do të mbeteshin veprat që nuk kanë lidhje të drejtpërdrejtë me pretendimet e paraqitura në raportin e Këshillit të Evropës të vitit 2011.
Të lidhura
None found
Sipas masës, dënimi më i lartë do të ishte 15 vjet burgim. Ndërkaq, rastet që nuk do të përfshiheshin në juridiksionin e ri do t’i kalonin sistemit gjyqësor të Kosovës.
Personat e dënuar do të kishin mundësi t’i kryenin dënimet në Kosovë. Projektligji parashikon gjithashtu të drejtën për ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me çështjet e juridiksionit, si dhe mundësinë e faljes presidenciale për dënimet e formës së prerë.
Megjithatë, hyrja në fuqi e projektligjit nuk do të nënkuptonte anulimin e menjëhershëm të aktgjykimeve ekzistuese dhe as lirimin automatik të personave që tashmë janë dënuar.
