Këngëtarja e dashur për publikun, Anxhela Peristeri, ka festuar një ditë më parë 35-vjetorin e lindjes. Fillimisht ajo zbuloi tortën e veçantë që i kishin bërë.
Nga fotot e publikuara në “Instagram” vihet re se në mes të tortës ishte vendosur logoja e “Eurovisionit” dhe një mikrofon, ndërsa në cep ishte vendosur numri 35, për moshën e saj.
Për ditën e saj të veçantë, këngëtarja kishte vendosur që të vishte një fustan të zi mjaft klasik që shkëlqente i gjithi.
“Ju falenderoj nga zemra per cdo fjale te ngrohte qe me dhuruat ne kete 35 vjetor dhe per cdo ndjesi te bukur qe perjetova! Zoti ua shperblefte 1000 here me shume ?Ju dua?”, shkruan Anxhela bashkëngjitur postimit.