Dogana e Maqedonisë së Veriut godet grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ndalohen pesë persona

Një grup kriminal ndërkombëtar i përfshirë në trafikimin e paligjshëm të drogës është goditur pas një hetimi të Departamentit të Hetimeve pranë Sektorit të Kontrollit dhe Hetimeve, njoftoi Drejtoria e Doganave të Maqedonisë së Veriut. Pesë persona janë ndaluar, ndërsa ndaj tyre janë paraqitur kallëzime penale për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Të lidhura

None found

Operacioni nisi mbi bazën e të dhënave të siguruara nga Departamenti i Inteligjencës. Më pas, ekipet mobile të Departamentit të Operacioneve zhvilluan veprime operative dhe, në pikën kufitare të Dojranit, në dalje nga vendi, ndaluan një tentativë për trafikimin e 79 kg marihuanë, e cila dyshohej se ishte destinuar për tregun turk.

Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa drejtuesi i kamionit, shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës, u ndalua nga Departamenti i Hetimeve. Ky departament, në bashkëpunim me Zyrën e Prokurorit Publik GOKK, nisi një procedurë të plotë paraprake hetimore për të zbardhur rolin e të gjithë personave të përfshirë.

Sipas hetimeve, kamioni i drejtuar nga shtetasi boshnjak kishte hyrë në Maqedoni i ngarkuar me profile hekuri që duhej të dërgoheshin në Greqi. Pas një marrëveshjeje të arritur më herët me persona nga Maqedonia, marihuana ishte vendosur në kamion në një lokacion të përcaktuar paraprakisht. Më pas, automjeti ishte mbyllur me një vulë që shoferi e kishte me vete dhe kishte vijuar rrugën drejt Greqisë përmes pikës kufitare të Dojranit, ku u ndalua nga njësitë mobile.

“Me këtë veprim, Administrata Doganore konfirmon edhe një herë se e lufton në mënyrë sistematike krimin përmes veprimeve të fuqishme të inteligjencës, operacioneve dhe hetimeve të detajuara”, deklaruan nga Dogana e Maqedonisë.


Shtuar më 6.10.2026 11:24

sultanbeyli escortjojobetbetgitMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmatbetbullbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetholiganbet girişjojobetmadridbet girişMadridbetholiganbet girişbahsegelMadridbetKralbetjojobetjojobetsekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegelbahsegel girişdeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusudeneme bonusu veren sitelerdeneme bonusumarsbahiscasinofastcasinofast