Albin Kurti nuk konfirmoi nëse sot do të ketë takime të tjera me përfaqësuesit e partive politike. Kryeministri gjithashtu nuk bëri të ditur nëse do të mblidhet seanca për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Të lidhura
None found
Pas pyetjes së gazetarëve lidhur me këto dy zhvillime, Kurti u përgjigj shkurt se çështjet do të trajtohen në Kuvend dhe në Qeveri.
“Do të flasim prej Kuvendit e Qeverisë për këto çështje”, tha ai para gazetarëve.
