Pas fitores së Partisë së Kebekut në zgjedhjet lokale, lideri i saj, Paul St-Pierre Plamondon, konfirmoi synimin për të zhvilluar një referendum të ri mbi pavarësinë e provincës kanadeze frëngjishtfolëse.
Gjatë fjalimit para mbështetësve në Montreal, ai deklaroi se Kebeku e meriton të shndërrohet në një “vend”, duke mbrojtur idenë se populli frëngjishtfolës i provincës duhet të ketë shtetin dhe njohjen e vet.
Të lidhura
None found
“Lufta e guximshme e frëngjishtfolësve në Amerikë për të ruajtur dallimet e tyre kulturore do të justifikohet kur ky popull të ketë vendin e vet dhe njohjen që ai sjell”, u shpreh Plamondon.
Kreu i Partisë së Kebekut shtoi: “E meriton, e meritojmë edhe ne, njësoj si popujt e tjerë që kanë vendet dhe demokracitë e tyre”.
Plamondon e përshkroi pavarësinë si një çështje “mbijetese”, duke bërë të qartë se partia do të vazhdojë përpjekjet për mbajtjen e një referendumi të ri për shkëputjen e Kebekut nga Kanadaja.
Partia e Kebekut mbështet pavarësinë e provincës, e cila ka zhvilluar dy referendume për këtë çështje, në vitet 1980 dhe 1995.
