Aktori dhe komediani britanik, Rowan Atkinson, i njohur në mbarë botën për personazhet Mr. Bean dhe Blackadder, do të rikthehet në West End me një spektakël të ri humoristik.
“Rowan Live” do të zhvillohet në Gillian Lynne Theatre në Londër, me 30 shfaqje nga 8 shkurti deri më 13 mars 2027.
Të lidhura
None found
Programi do të përfshijë disa nga skeçet dhe personazhet më të njohura të karrierës së tij, por edhe materiale të reja të përgatitura posaçërisht për këtë rikthim.
Për Atkinson, ky është rikthim te formati me të cilin nisi karrierën.
Shfaqja e fundit me skeçe në West End ishte “The New Revue” në vitin 1986, teksa në skenën e West End-it ai u rikthye për herë të fundit në vitin 2013.
Në këtë projekt do të ribashkohet me bashkëpunëtorët e tij të hershëm Richard Curtis, Ben Elton dhe Howard Goodall.
Shfaqja do të drejtohet nga Raz Shaw, ndonëse muzika është kompozuar nga Goodall.
Publiku do të ketë mundësi të shohë sërish personazhe si Mr. Bean dhe Edmund Blackadder si dhe skeçe nga “Not the Nine O’Clock News”, krahas materialeve të reja.
Vetë Atkinson ka thënë se pas 40 vitesh mendoi se do të ishte kënaqësi të rikthehej te skeçet me të cilat nisi gjithçka për të dhe Richard Curtis.
Biletat dalin në shitje më 7 tetor në orën 09:00, gjersa shitja e përgjithshme nis po atë ditë në mesditë.
