Situata pranë Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar pas përleshjeve mes protestuesve dhe Njësisë Speciale të Policisë, ndërsa në zonë janë parë forca të shumta policore.
Të lidhura
None found
Gjatë ndërhyrjes për qetësimin e situatës, Policia përdori gaz lotsjellës ndaj protestuesve.
Pas këtyre zhvillimeve, një autoambulancë është parë duke iu afruar objektit të Kuvendit të Kosovës.
Deputetët që ndodheshin brenda ndërtesës kanë bërë të ditur se gazi i hedhur jashtë ka depërtuar edhe në ambientet e Kuvendit.
