Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka falënderuar qytetarët që vazhdojnë të protestojnë, duke i inkurajuar të mbeten të bashkuar.
Të lidhura
None found
“Faleminderit të gjithëve që po vazhdoni të mbrotoni vlerat tona, sakrificën për lirinë dhe të vërtetën e luftës sonë çlirimtare”, ka deklaruar Musliu-Shoshi.
Deputetja ka ndarë se anëtarët e grupparlamentar të saj ndodhen aktualisht në sallën e Kuvendit, ku po kërkojnë votimin e ligjit edhe në lexim të dytë.
“Qëndroni të bashkuar, ashtu siç keni qëndruar që nga data 16 shtator! Ne jemi bashkë. Për lirinë, për çlirimtarët, për Kosovën!”, ka shtuar deputetja e PDK-së.
