Deputeti i PDK-së, Arian Tahiri, u ka kërkuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që të rikthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të marrin pjesë në votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Përmes një reagimi publik, Tahiri ka shprehur mirënjohje për qytetarët që kanë dhënë mbështetje, duke deklaruar se përpjekjet për mbrojtjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të ndalen.
Të lidhura
None found
“Faleminderit të gjithë qytetarëve për mbështetjen!
Ne nuk e kemi në plan as të ndalemi, as të dorëzohemi dhe as të nënshtrohemi.
Bashkohuni te Kuvendi për ta mbrojtur UÇK-në!”, ka shkruar Tahiri.
Reagimi i tij është bërë në një kohë kur në Kuvend pritet të hidhet sërish në votim, në lexim të dytë, projektligji që parashikon ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Kjo nismë mbështetet nga PDK-ja.
Përmes këtij qëndrimi, Tahiri u ka bërë apel deputetëve të LVV-së të përfshihen në procedurën parlamentare dhe të votojnë ndryshimet e propozuara.
