Nobel për optogjenetikën: Deisseroth, Hegemann dhe Nagel shpërblehen për kontrollin e neuroneve me dritë

Sezoni i Çmimeve Nobel 2026 nisi sot në Stokholm me njoftimin e laureatëve të Mjekësisë nga Instituti Karolinska. Çmimi iu dha amerikanit Karl Deisseroth dhe gjermanëve Peter Hegemann e Georg Nagel, për zbulimet mbi kanalet jonike të aktivizuara nga drita dhe zhvillimin e optogjenetikës, metodë që mundëson kontrollin e aktivitetit qelizor, veçanërisht të neuroneve, përmes dritës.

Të lidhura

None found

Kjo teknikë mbështetet te proteinat fotosensitive, të cilat bëjnë të mundur që neurone të përzgjedhura të reagojnë ndaj ndriçimit. Në këtë mënyrë, qelizat nervore mund të aktivizohen ose çaktivizohen me një nivel shumë të lartë saktësie. Zanafilla e këtij zbulimi lidhet me proteina të pranishme te mikroorganizmat fotosensitivë.

Peter Hegemann dhe Georg Nagel hulumtuan proteinat që e shndërrojnë sinjalin e dritës në ndryshime të aktivitetit elektrik të qelizave. Karl Deisseroth më pas kontribuoi në kthimin e këtyre njohurive në një teknologji të re për kërkimin shkencor mbi trurin.

Me anë të inxhinierisë gjenetike, studiuesit mund të përcaktojnë grupe të veçanta neuronesh që të prodhojnë proteinat e ndjeshme ndaj dritës.

Një impuls drite u lejon më pas shkencëtarëve t’i vënë në punë ose t’i bllokojnë këto neurone, ndërsa vëzhgojnë ndikimin e tyre në funksionimin e trurit dhe në sjellje. Pas Çmimit të Mjekësisë, të martën pritet të shpallet Nobeli për Fizikë, të mërkurën ai për Kimi dhe të enjten çmimi për Letërsi.

Nobeli për Paqe do të bëhet i ditur të premten. Ndërkohë, Çmimi i Bankës së Suedisë në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit do të shpallet më 12 tetor. Secili çmim këtë vit ka një vlerë prej 12 milionë koronash suedeze, ekuivalente me rreth 1.09 milionë euro.

Nëse një çmim u jepet disa laureatëve, shuma ndahet mes tyre në përputhje me numrin e fituesve. Ceremonia fizike e ndarjes së Çmimeve Nobel do të zhvillohet më 10 dhjetor, në përvjetorin e ndarjes nga jeta të themeluesit të tyre, Alfred Nobelit, industrialistit të famshëm suedez dhe shpikësit të dinamitit.


Shtuar më 5.10.2026 17:28

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahismeritkingdeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izlebahsegel