Hykolli: Protestat për vlerat e UÇK-së duhet të jenë paqësore dhe në respekt të Policisë së Kosovës

Atdhe Hykolli, kryetar i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), u ka bërë apel qytetarëve që protestat në mbështetje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës t’i zhvillojnë në mënyrë paqësore dhe duke respektuar Policinë e Kosovës.

Të lidhura

None found

Në një komunikatë për media, Hykolli ka deklaruar se ushtrimi i së drejtës për protestë duhet të shkojë paralelisht me ruajtjen e sigurisë publike dhe respektin e ndërsjellë.

“Liria e Kosovës u arrit me luftën e UÇK-së, me sakrificën e popullit dhe me mbështetjen e aleatëve tanë”, thuhet në komunikatën e BSPK-së.

Sipas Hykollit, nderimi i vlerave të luftës çlirimtare kërkon njëkohësisht respekt për institucionet, dinjitetin e qytetarëve dhe sigurinë e zyrtarëve policorë.

“Policja dhe polici i Kosovës janë vajzat dhe djemtë tanë, janë aty për ne dhe për vendin. Kur mbrojnë institucionet në përmbushje të detyrës ligjore, ata dhe ato mbrojnë edhe të arriturat e lirisë dhe amanetin e atyre që dhanë jetën për të”, ka thënë Hykolli.

Ai u ka kërkuar protestuesve të shmangin provokimet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe t’u mundësojnë atyre përmbushjen me dinjitet të detyrës.

BSPK-ja ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë asnjë akt dhune, kërcënimi apo dëmtimi ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke e cilësuar një sjellje të tillë të papranueshme.

Hykolli ka theksuar se organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë përgjegjësi t’i mbajnë protestat paqësore dhe t’i shprehin qartë kërkesat e tyre. Sipas tij, respektimi i shtetit të Kosovës e forcon politikisht dhe rrit besueshmërinë publike të mbrojtjes së vlerave të UÇK-së.


Shtuar më 5.10.2026 15:38

sultanbeyli escortjojobetbetgitVaycasinoCasino welcome bonusjojobetjojobetbullbahisjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyaldeneme bonusu veren sitelersekabetjojobet girişbahsegelmarsbahispornoporno izleporno videopornoporno izletürk porno izlegamdomgamdom girişdoedaporno video izle