Seanca plenare në Kuvend sapo ka nisur. Ndonëse është parashikuar të jetë një seancë ku deputetët ngrenë në foltore shqetësimet e qytetarëve, mes opozitës dhe mazhorancës priten debate për dy çështje të rëndësishme.
Në qendër është Reforma Territoriale, e cila pritet të votohet të enjten pa konsensusin e opozitës dhe me dy deputetë socialistë, Erion Braçe dhe Vullnet Sinaj, që kanë dalë kundër draftit.
Të lidhura
None found
Debate priten edhe për çështjen e SHISH-it, pas arrestimit të ish-drejtoreshës Vlora Hyseni.
