Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës janë larguar nga seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, pas debatit të krijuar mes deputetit Arian Tahiri dhe kryesueses së Kuvendit, Albulena Haxhiu.
Të lidhura
None found
Ndërkaq, në sallë ka qëndruar vetëm deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi.
Debati nisi pasi Arian Tahiri paraqiti një mocion procedural për shmangie nga afatet e përcaktuara. Ai propozoi që amendamentet e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i dërgoheshin Komisionit Funksional për Legjislacion deri në orën 14:30.
Tahiri kërkoi gjithashtu që ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të hidhen në votim gjatë ditës së sotme, në orën 17:30.
Pas këtij propozimi, reagoi kryesuesja e Kuvendit, Albulena Haxhiu.
“Pas takimit ndërmjet kryetarëve mund të vijmë në dakordim për çështjen në fjalë. Nuk e kuptoj si ka mundësi që pa kaluar pak orë vini e ndryshoni qëndrimin. Është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë dhe t’i japim vendit President. Prandaj ju ftoj që të takoheni, të merreni vesh dhe të vini në seancë. Nuk mund ta çojmë vendin në zgjedhje për shkak të Presidentit”, ka deklaruar Haxhiu.
