Pamje tronditëse nga Kabuli, afganët bien nga avioni ndërsa tentojnë të largohen (VIDEO)

Një video është bërë virale në rrjet, që tregon afganët e kapur nga gomat e avionit që po largohet nga Kabuli. Pamjet konkretisht tregojnë dy persona që bien poshtë ndërsa avioni ngjitet lart.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Vendasit thonë se kanë parë afganë të binin mbi shtëpitë e tyre me një përplasje shkatërruese. Ata thonë se zhurma ka qenë e tmerrshme kur trupat kanë prekur çatitë.

Aktualisht në aertoportin e Kabulit është bërë një kaos i vërtetë ku të gjithë duan të largohen nga vendi pas marrjes së kryeqytetit nga talebanët./albeu.com

 


Shtuar 16.08.2021 12:26