Komisioni për Legjislacion jep dritën jeshile për ndryshimet në Ligjin për Specialen

Me votim unanim, Komisioni për Legjislacion ka miratuar plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Projektligji pritet të shqyrtohet në lexim të parë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, e cila është thirrur për orën 09:00.

Të lidhura

None found

Vigan Qorolli, kryetar i Komisionit për Legjislacion nga radhët e Vetëvendosjes, bëri të ditur se komisioni ka marrë opinionin e Ministrisë së Drejtësisë dhe se, sipas tij, nisma përmbush standardet e kërkuara.

Qorolli deklaroi se deputetët e LVV-së do ta mbështesin projektligjin, duke theksuar se komisioni duhet të veprojë me kujdes dhe se lufta e drejtë e UÇK-së përbën pjesën më të lavdishme të identitetit të tyre.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e komisionit u bënë thirrje deputetëve që të bashkohen në votim për miratimin e plotësim-ndryshimit të ligjit.

Anëtari i Komisionit nga PDK-ja, Përparim Gruda, sqaroi se për ndryshimin e Kushtetutës kërkohet shumicë e dyfishtë, ndaj është propozuar një zgjidhje që nuk prek aktin më të lartë juridik. Sipas tij, përmes ndryshimit të ligjit, Gjykatës Speciale i hiqet një pjesë e juridiksionit lidhur me krimet e luftës, kompetencë kjo që nuk ka qenë pjesë e qëllimit fillestar të themelimit të saj.

Gruda tha gjithashtu se ligji nuk do t’i nënshtrohet kontrollit të Dhomave të Specializuara në Hagë, ndërsa kompetenca përkatëse i është kaluar Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë. Ai vlerësoi se kjo zgjidhje ruan detyrimet ndërkombëtare të Kosovës dhe mundëson që proceset e tjera për krimet e luftës të zhvillohen e të gjykohen në Kosovë.

Sa i përket rastit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, Gruda tha se çështja do të vijojë edhe në Apel në Hagë, por nëse do të ketë gjykim në shkallën e tretë, ai do të rikthehet në Kosovë.

Besnik Tahiri, anëtar i Komisionit nga AAK-ja, kërkoi që deputetët ta miratojnë ligjin gjatë ditës në të dyja leximet. Ai theksoi se ndryshimet ligjore, të mbështetura në standarde juridike, janë të zakonshme dhe se ligjet përshtaten me kalimin e kohës.

Tahiri shtoi se përvojat e krijuara nga proceset tregojnë nevojën që institucioni të reflektojë, ndërsa kundërshtoi pretendimin se Gjykata Speciale vepron në emër të popullit, duke vënë në pikëpyetje përfaqësimin vendor në të.


Shtuar më 5.10.2026 09:03

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalkralbet girişKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbet girişbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis