Të shtënat gjatë një feste në Georgia shkaktojnë dy viktima dhe rreth 30 të plagosur

Një aktivitet i madh në Vienna, Georgia, përfundoi në tragjedi pasi një breshëri të shtënash me armë zjarri la pas dy persona të vrarë dhe rreth 30 të plagosur.

Të lidhura

None found

Ngjarja u regjistrua gjatë natës mes së shtunës dhe së dielës, kur në festë, e zhvilluar në një zonë që përfshinte rreth katër blloqe, merrnin pjesë më shumë se 1 mijë persona.

Jaquevion Jackson, 21 vjeç, nga Cordele, dhe Macaleb Jackson, 23 vjeç, nga Hawkinsville, janë identifikuar si viktimat e sulmit. Të dy ndërruan jetë në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Hetuesit dyshojnë se ndaj turmës janë qëlluar mbi 50 plumba. Sipas autoriteteve, të shtënat mund të jenë kryer në të paktën dy vende të ndryshme, të cilat ndodheshin rreth një bllok larg njëra-tjetrës.

Personat e plagosur, të moshave nga 14 deri në 51 vjeç, u dërguan për trajtim në disa spitale të zonës. Gjendja e disa prej tyre raportohet kritike.

Policia sqaron se jo të gjitha dëmtimet u shkaktuan nga plumbat. Disa pjesëmarrës u lënduan teksa përpiqeshin të largoheshin me nxitim nga vendi i ngjarjes.

Aktualisht nuk është bërë asnjë arrestim. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmit dhe për të përcaktuar personat përgjegjës.


Shtuar më 5.10.2026 08:27

sultanbeyli escortjojobettipobetVaycasinoCasino welcome bonusjojobetmarsbahisesbetjojobetcasinoroyalKralbetKralbetjojobet girişJojobetjojobet girişKralbet girişKralbetbahsegelKralbetMarsbahiskingroyalsekabet girişsekabetjojobet girişbahsegelmarsbahis