Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi të dielën përmes një videoje në rrjetet sociale se do të mbahet një protestë kombëtare në ditën kur Kuvendi do të diskutojë reformën territoriale.
Në videon e publikuar në Facebook, Berisha u kërkoi qytetarëve të angazhohen dhe të marrin pjesë në protestë, të cilën e përshkroi si më të fuqishmen kombëtare.
Të lidhura
None found
“Miq, ju ftoj të mobilizohemi, të angazhohemi në protestën më të fuqishme kombëtare që ka njohur vendi ditën e diskutimit në parlament të reformës territorial”, u shpreh Berisha.
