Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se, përpara fillimit të përballjes, do të mbahet një ceremoni në nderim të mesfushorit Valon Berisha.
Të lidhura
None found
Futbollisti i Zurichut ka njoftuar tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar. Ai konsiderohet një prej figurave të rëndësishme të Kosovës, pasi zgjodhi fanellën dardane dhe u largua nga Norvegjia.
FFK u ka komunikuar tifozëve se ceremonia përshëndetëse do të zhvillohet para nisjes së ndeshjes.
“Sonte, një çast i veçantë për një prej Dardanëve që la gjurmë!
Gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës do të organizohet ceremonia përshëndetëse për Valon Berishën, si vlerësim për kontributin, përkushtimin dhe emocionet e dhuruara në fanellën e Kosovës.
Faleminderit për gjithçka, Valon”, shkroi FFK.
