Mickoski kërkon propozim nga E Majta, LSDM-ja dhe BDI-ja për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Kryeministri Hristijan Mickoski tha sot se bisedimet e grupit të punës për Kodin Zgjedhor mund të rifillojnë vetëm pasi “opozita e bashkuar – E Majta, LSDM-ja dhe BDI-ja” të paraqitet në takim me një propozim konkret.

Të lidhura

None found

Sipas tij, këto parti nuk po marrin pjesë në takime. Mickoski kritikoi E Majtën, duke deklaruar se ajo është e interesuar për përdorimin e parave për të shkuar në Halkidiki, për blerje pronash dhe ndërtim kafesh. “Nuk e di se çfarë kërkon LSDM-ja. Mund të them se BDI-ja e di çfarë dëshiron, por kjo është e pamundur”, u shpreh ai.

Kryeministri u bëri thirrje partive që të gjejnë një dakordësi, duke siguruar se Qeveria do të pranojë çdo marrëveshje që mund të arrihet. Megjithatë, ai përsëriti se kërkesa mbetet lehtësimi i votimit të diasporës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2029.

“Le të ulen dhe të merren vesh. Ne do ta pranojmë atë që do të dakordojnë, ndërsa kushti i VMRO-DPMNE-së është që votimi i diasporës në zgjedhjet presidenciale të vitit 2029 të lehtësohet. Kjo është kërkesa jonë dhe mendoj se nuk po kërkojmë shumë”, deklaroi Mickoski.


Shtuar më 3.10.2026 19:04

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet