VLEN: BE-ja vlerëson përparimin e reformave, Maqedonia e Veriut ka përfituar 140 milionë euro nga Plani i Rritjes

VLEN ka përshëndetur vlerësimin pozitiv të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për zbatimin e Planit të Rritjes në Maqedoninë e Veriut.

Të lidhura

None found

Gjatë qëndrimit të saj në Shkup, von der Leyen e përshkroi progresin si mbresëlënës dhe njoftoi se në javët e ardhshme priten pagesa të reja. Sipas një postimi të VLEN-it në Facebook, vendi ka marrë deri tani 140 milionë euro.

Partia thekson se këto fonde janë siguruar falë angazhimit dhe punës së institucioneve për realizimin e detyrimeve të përcaktuara.

Zbatimi i Agjendës së Reformave koordinohet nga Ministria për Çështje Evropiane, e cila drejtohet nga zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali, ndërsa kjo ministri monitoron edhe ecurinë e punës së institucioneve.

Në VLEN vlerësojnë se qëndrimi pozitiv i Brukselit përbën një nxitje për vijimin e punës dhe për përmbushjen në afat të detyrimeve të ardhshme. Po ashtu, ata shprehen se mirëpresin përpjekjet për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit dhe presin tejkalimin e pengesave, me qëllim avancimin e Maqedonisë së Veriut në negociatat me Bashkimin Evropian.


Shtuar më 3.10.2026 17:34

sultanbeyli escortjojobettipobetMarsbahisCasino welcome bonusjojobetmarsbahismarsbahisjojobet girişcasinoroyalMadridbet girişMadridbetjojobet girişjojobetholiganbet girişholiganbet girişMadridbet girişbahsegelMadridbetMarsbahisjojobet girişbahsegelstarzbethttps://jojobet5668.com/jojobetjojobet girişhuhubetbetciobetcio girişbetcio günceljojobet girişjojobetjojobetjojobet girişsekabet