Gjoko Ristov, gjyqtar i Gjykatës së Apelit, është shkarkuar nga detyra nga Këshilli Gjyqësor gjatë seancës së zhvilluar më 30 shtator 2026.
Të lidhura
None found
Pavarësisht shkarkimit, ai do ta marrë të plotë pagën e muajit shtator, pa asnjë zbritje. Ristov ndodhet në paraburgim që prej 18 janarit 2026, është nën akuzë dhe nuk paraqitet në vendin e punës.
Deri në vendimin e fundit, ndaj tij ishte marrë vetëm masa e pezullimit dhe largimit nga puna, ndërsa statusi i gjyqtarit nuk i ishte hequr.
Bashkëshortja e Ristovit reagoi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook. Ajo deklaroi se vendimi i Këshillit Gjyqësor nuk e kishte surprizuar dhe pretendoi se shkarkimi ishte bërë nën presion ndaj anëtarëve të Këshillit.
Seanca gjyqësore ndaj gjyqtarit nisi më 28 maj në Gjykatën Penale të Shkupit dhe aktualisht ndodhet ende në fazën e procedurës së provave. Në shtëpinë e familjes Ristov në Negotinë, Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion kishte zbuluar të fshehura në mur 350.000 euro të padeklaruara.
Paratë, të mbajtura në kartëmonedha të prerjeve të mëdha, u gjetën pas arrestimit të avokatit Fehmi Stafa, i cili ishte kapur duke marrë 50.000 euro. Gjatë hetimeve, Stafa kishte deklaruar se shuma ishte destinuar për Ristovin.
