Pas përfundimit të programit të trajnimit, pjesëmarrësit e Kursit për Lider Luftarak “Gjenerata 26-2026” janë certifikuar në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes.
Programi është hartuar për të përgatitur kuadro në nivelin e ekipit dhe skuadrës, duke i pajisur ata me aftësi për të përballuar situata të ndërlikuara operacionale dhe taktike.
Të lidhura
None found
Gjatë zhvillimit të kursit, pjesëmarrësit janë angazhuar në një proces intensiv trajnimi, ku kanë fituar njohuri teorike dhe kanë forcuar aftësitë praktike të nevojshme për ushtrimin e detyrave drejtuese.
Fokusi kryesor i programit ka qenë te lidershipi, vendimmarrja dhe menaxhimi, elemente të rëndësishme për përmbushjen e përgjegjësive në nivele të ndryshme komanduese.
Certifikimi përbën një hap të rëndësishëm në zhvillimin profesional të pjesëmarrësve, të cilët tashmë janë të gatshëm të marrin përsipër përgjegjësi më të mëdha në kuadër të misionit të tyre.
Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes vijon të përqendrohet në rritjen e kapaciteteve profesionale dhe në përgatitjen e liderëve për sfidat që priten në të ardhmen.
