Nelson Hysa dhe Agit Kabayel do të përballen në ring më 28 nëntor të këtij viti, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Dueli për titullin e peshave të rënda do të zhvillohet në stadiumin e Duesseldorfit.
Boksieri shqiptar ka reaguar përmes një postimi, ku u ka shprehur mirënjohjen të gjithë mbështetësve që e kanë shoqëruar gjatë karrierës. Hysa deklaroi se synimi i tij është ta rikthejë në Shqipëri titullin e kampionit të botës, i cili mungon.
Të lidhura
None found
Ai u bëri thirrje shqiptarëve që ta kthejnë 29 nëntorin në një festë të madhe, një ditë pas festimeve të 28 nëntorit. Sipas Hysës, me ndihmën e Zotit dhe përkrahjen e tifozëve, ai shpreson të sigurojë një fitore të rëndësishme.
Hysa pati gjithashtu një mesazh për Kabayel dhe ekipin e tij, duke i paralajmëruar se stadiumi do të jetë plot dhe se në tribuna do të ketë më shumë shqiptarë sesa gjermanë e kurdë së bashku.
“U bë tashmë zyrtare që do të ndeshem me një kampion bote si Agit Kabayel në stadiumin e Duesseldorfit. Një luftë për titullin e peshave të rënda në boks. Së pari, të parët që dua t’i falënderoj jeni ju. Ju që më keni mbajtur shpinën përgjatë gjithë karrierës sime dhe gjithashtu kam një ftesë.
Për 29 nëntorin. Ta shndërrojmë në festë, si ajo e 28 nëntorit. Do të ketë një festë masive. Me ndihmën e Zotit dhe mbështetjen tuaj shpresoj që të kemi një fitore të madhe për të rikthyer në Shqipëri atë titull që mungon. Kam edhe një mesazh për Agitin dhe gjithë ekipin e tij. Të jenë gati, sepse stadiumi do të mbushet i gjithi me më shumë shqiptarë se gjermanë e kurdë bashkë. Ta premtoj këtë”, u shpreh Hysa.
