Në Kosovë, 53.4% e pacienteve me kancer gjiri u diagnostikuan herët; Haxhiu dhe Vitia: Kontrollet mos i lini për më vonë

Gjatë vitit 2025, në Kosovë 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer gjiri e kanë zbuluar sëmundjen në fazën e parë ose të dytë, raporton Ekonomia Online.

Të lidhura

None found

Të dhënat u prezantuan në një aktivitet të organizuar në kuadër të “Tetorit Rozë”, muajit që i kushtohet ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shpërndanë pako onkologjike për gratë që po trajtohen për këtë sëmundje.

Haxhiu deklaroi se aktiviteti synon të përcjellë solidaritetin dhe përkrahjen e institucioneve për gratë që po përballen me kancerin e gjirit. Ajo u bëri thirrje grave që të mos i vonojnë kontrollet shëndetësore.

Ajo tha se “Tetori Rozë” shërben për rritjen e ndërgjegjësimit, ndërsa vizita te gratë e prekura synon t’u tregojë atyre se institucionet janë pranë tyre dhe se janë të gatshme të adresojnë sfidat e kërkesat e tyre. Sipas Haxhiut, pakot e shpërndara përfaqësojnë një shenjë solidariteti dhe mbështetjeje institucionale në një periudhë të vështirë të jetës së pacienteve.

Haxhiu theksoi se shëndeti i vajzave dhe grave në Republikën e Kosovës është shumë i rëndësishëm dhe u kërkoi atyre që kontrollet të mos i shtyjnë. Ajo rikujtoi se mamografia ofrohet falas dhe kërkoi edhe nga familjarët e grave të prekura që t’u qëndrojnë pranë.

Ushtruesja e detyrës së Presidentes falënderoi Klinikën e Onkologjisë, drejtorin, mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin për përkushtimin ndaj pacientëve. Grave që po përballen me sëmundjen u uroi shëndet të plotë e jetë të gjatë, duke u përcjellë mesazhin se institucionet dhe shoqëria janë me to.

Ministri Arben Vitia tha se zbulimi i kancerit në fazat e para rrit mundësitë për trajtim dhe shërim. Ai bëri të ditur se, sipas të dhënave për vitin 2025, 53.4 për qind e grave me kancer gjiri janë diagnostikuar në stadin e parë ose të dytë.

Vitia nënvizoi se këto rezultate japin shpresë dhe mundësi për jetë më të gjatë, duke përmendur edhe gratë që kanë përfunduar trajtimin dhe e kanë mposhtur sëmundjen. Ai u kërkoi grave të kontrollohen rregullisht dhe të konsultohen me profesionistët shëndetësorë për çdo ndryshim, edhe nëse duket i vogël.

“Mos lini asgjë pas dore, kontrollohuni dhe për çdo dyshim drejtojuni profesionistëve shëndetësorë”, ishte thirrja e ministrit, i cili tha se shumica e pacienteve të diagnostikuara në fazat e hershme tashmë janë shëruar.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, deklaroi se institucioni trajton pothuajse të gjithë pacientët me kancer gjiri, pavarësisht fazës në të cilën është zbuluar sëmundja.

Sipas Kurtishit, investimet e kryera gjatë pesë-gjashtë viteve të fundit kanë përmirësuar ndjeshëm standardet e klinikës, si në trajtimin me ilaçe e barna, ashtu edhe në terapinë me rrezatim.

Ai tha se Klinika e Onkologjisë është tashmë në nivel të krahasueshëm me vendet e rajonit. Kurtishi theksoi se, që nga hapja e klinikës në vitin 2010, janë shënuar hapa të mëdhenj, veçanërisht gjatë gjashtë viteve të fundit, në trajtimin e kancerit të gjirit dhe sëmundjeve të tjera malinje.

Drejtori i klinikës shtoi se onkologjia kërkon qasje multidisiplinare, investime të vazhdueshme dhe përshtatje me risitë në trajtimin e sëmundjeve malinje. Ai vlerësoi se Kosova po avancon gradualisht drejt trajtimit pozitiv, adekuat dhe korrekt të këtyre sëmundjeve.

Kurtishi bëri të ditur se mbi 95-98 për qind e rasteve me sëmundje malinje te të rriturit trajtohen në Klinikën e Onkologjisë, e cila është i vetmi shërbim publik i këtij lloji. Ai tha gjithashtu se 99 për qind e shërbimeve onkologjike ofrohen në sektorin publik, ndërsa rreth 0.5 për qind ose 1 për qind në atë privat.


Shtuar më 2.10.2026 13:02

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalmadridbet girişmadridbetholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadrdibet girişbahsegelmadridbetMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet