Nuk mund t’i lija të gjithë të vdisnin”, kapiteni i Flydubai përlotet gjatë telefonatës me kryeministrin Modi

Kapiteni i fluturimit FZ1073 të Flydubai, Sumit Machar, ka rrëfyer për kryeministrin indian Narendra Modi përballjen dramatike në kabinën e avionit dhe përpjekjet e tij për të parandaluar një tragjedi në ajër.

Machar, i cili është shtetas indian, vazhdon të marrë trajtim në spital pasi pësoi plagë të rënda gjatë përleshjes me bashkëpilotit. Në telefonatën me Modin, ai përshkroi për herë të parë atë që ndodhi brenda kabinës, ku u godit disa herë me thikë.

Të lidhura

None found

Megjithëse ishte i plagosur, kapiteni arriti të hapte derën e kabinës. Sipas rrëfimit të tij, kjo u dha mundësi të tjerëve të ndërhynin dhe ndihmoi në shmangien e një tragjedie më të madhe në avionin që po udhëtonte drejt Tel Avivit.

“Sumit, tani do të doja të dëgjoja nga ju”, i tha Modi gjatë bisedës telefonike.

“Zotëri, gjithmonë kam thënë se ju jeni modeli im më i madh. Fakti që më telefononi dhe më inkurajoni në këtë mënyrë më bën të ndihem jashtëzakonisht krenar”, iu përgjigj piloti.

Machar tregoi se bashkëpiloti i tij, një shtetas i Omanit, kishte nxjerrë një thikë dhe e kishte sulmuar disa herë, ndërsa avioni po humbiste lartësi.

“Në atë moment po luftoja për jetën time”, tha ai, duke kujtuar se plagët e shumta e rrëzuan në dysheme. Megjithatë, kapiteni e kuptoi se duhej të gjente forcë për t’u ngritur dhe për të vepruar.

“Kam 17 vjet që pilotoj aeroplanë, 11 prej tyre si kapiten. Mund ta kuptoj çfarë po ndodh në aeroplan edhe me sytë mbyllur”, u shpreh Machar.

Ai tha se gjithçka u bë vendimtare kur ndjeu se avioni kishte nisur të zbriste.

“Kur rashë në dysheme, ndjeva aeroplanin duke u ulur. E dija me siguri: Nëse bëj vetëm një lëvizje të fundit, një përpjekje të fundit… dera është pikërisht aty”, rrëfeu kapiteni.

Machar tha se, edhe pse sulmi ndaj tij vazhdonte, ai arriti ta hapte derën e kabinës dhe njerëzit hynë menjëherë brenda.

“Edhe pse po më godisnin gjithnjë e më shumë, sapo e hapa, të gjithë hynë brenda. Secili luajti rolin e tij. I thashë vetes se po e bëja për jetën time, por në të njëjtën kohë e dija se nuk mund t’i lija të gjithë ata njerëz të vdisnin atje”, deklaroi ai.

Pas uljes së avionit në Tabuk të Arabisë Saudite, kapiteni mori ndihmë mjekësore dhe foli edhe për kujdesin që iu ofrua atje.

“Njerëzit këtu, që nga momenti që mbërrita në Arabinë Saudite, më dhanë kujdesin dhe vëmendjen më të mirë të mundshme mjekësore. Nuk mund të kisha pasur asgjë më të mirë”, tha Machar.

Gjatë bisedës, ai tregoi edhe se si u përpoq të përballonte dhimbjen dhe frikën në ato çaste kritike.

“Unë mendoj vetëm pozitivisht. Sa herë që ndiej dhimbje, vetëm një gjë më vjen në mendje: recitoj Hanuman Chalisa”, u shpreh ai, duke iu referuar himnit hindu kushtuar Hanumanit.

“Edhe në atë moment në aeroplan, sapo recitova Hanuman Chalisa dhe e di se ishte Zoti që më shpëtoi”, shtoi kapiteni.

Machar u përlot gjatë telefonatës me kryeministrin indian dhe tha se telefonata, bashkë me mbështetjen e shprehur nga Modi, e kishte bërë të ndihej jashtëzakonisht krenar.


Shtuar më 2.10.2026 10:19

sultanbeyli escortjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetjojobetmarsbahisJojobetcasinoroyalholiganbetmadridbet girişholiganbetholiganbet girişjojobet girişjojobetmadridbetbahsegelHoliganbet GirişMarsbahis Girişjojobet girişbahsegelzbahisbetciosekabetstarzbetjojobetjojobetjojobet girişhuhubet