Një 25 vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.
Trupi i saj është zbuluar rreth orës 10:00, në shtepinë rezidenciale të fëmijës, nga stafi mjekësor.
Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se e reja vuante nga sëmundja e Epilepsisë prej një kohe të gjatë.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com