Dogji aksidentalisht një sipërfaqe toke në Krujë, procedohet penalisht autori i dyshuar

Një 57-vjeçar, është proceduar penalisht pasi i vuri zjarrin një sipërfaqe toke në Krujë.

Autori është shtetasi i identifikuar me inicialet R. S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore.

Lajmin e bëri të ditur Policia e shtetit e cila shtoi se do të vazhdoi me intensitet punën për identifikimin e gjithë zjarrvënësve dhe çuarjen e tyre para drejtësisë.

R. S., 57 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi aksidentalisht ka shkaktuar zjarr në vendin e quajtur “Kodra e Teqes”, Borizanë, Krujë, duke djegur disa pemë frutore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, thuhet në deklarat./albeu.com/


Shtuar 15.08.2021 10:26

Tags: