Rezistenca afgane minimale, talebanët po hyjnë në Kabul nga të gjitha anët

Talebanët po hyjnë në kryeqytetin e Afganistanit, Kalub, raporton albeu.com.

Këtë e ka konfirmuar gazetarja e BBC-së, Yalda Hakim, e cila ka raportuar gjerësisht nga Afganistani për më shumë se një dekadë.

Ajo thotë se militantët nuk po hasin shumë rezistencë në kryeqytetin afgan, ndërsa talebanët kanë urdhëruar ushtarët e tyre që të përmbahen dhe të mos ushtrojnë dhunë.

Mësohet se ata gjithashtu kanë lejuar kalim të sigurt për këdo që zgjedh të largohet, shkruan Reuters duke cituar një udhëheqës taleban në Doha./albeu.com


Shtuar 15.08.2021 10:25