Rey Manaj: Trajneri më kërkoi të luaja edhe 10 minuta, objektivi kryesor është Europiani

Rey Manaj ishte një nga protagonistët e suksesit 0-3 të Shqipërisë ndaj San Marinos, në takimin e vlefshëm për raundin e dytë të Ligës C në Ligën e Kombeve. Sulmuesi kuqezi shënoi golin e tretë të sfidës, ndërsa dha kontribut edhe në realizimin e golit të parë, të shënuar nga Mehmeti. Pas përfundimit të ndeshjes, Manaj foli për mediat.

Të lidhura

None found

“Trajneri më kishte thënë të vazhdoja të luaja edhe 10 minuta dhe më pas do të zëvendësohesha. Ishte mirë që ai mbeti i kënaqur. Do të ishte bukur të shënonin edhe Shpendi dhe Daku. Është e rëndësishme që të shënojmë të gjithë, sepse kështu jemi të lumtur të gjithë”, u shpreh ai.

I pyetur për barazimin me Sadikun dhe mundësinë për të marrë vendin e parë, Manaj theksoi se nuk dëshiron të fokusohet te objektivat personale. “Nuk më pëlqen të flas për objektivat individualë. Më e rëndësishmja është që ekipi të sigurojë Ligën e Kombeve. Synimi kryesor është të shkojmë në Europian”, deklaroi sulmuesi.

Sa i përket ndryshimit mes kësaj ndeshjeje dhe sfidave ndaj kundërshtarëve më të fortë, ai tha: “Duhet të kemi parasysh se luajtëm kundër San Marinos. Më pas mund të përballesh me Spanjën ose Gjermaninë. Për mua është shumë e lehtë kur ka shumë lojtarë në dispozicion dhe është e rëndësishme që trajneri të ketë idetë e tij.”

Manaj vlerësoi se Shqipëria ka ende hapësirë për përmirësim dhe nënvizoi vështirësinë e grupit. “Ekipi mund të japë edhe më shumë. Finlanda fitoi 7-0, ndërsa barazoi Bjellorusinë. Të gjitha ekipet janë të vështira. Ky është futbolli”, përfundoi Manaj.


Shtuar më 29.09.2026 23:27

sultanbeyli escortMarsbahisjojobetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgalabetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetbahsegelbahsegeljojobetmarsbahis