Shannon Shorter, MVP i fitores historike të Bashkimit me 23 pikë dhe 13 kërcime

Shannon Shorter u përzgjodh lojtari më i vlefshëm i ProCredit Superkupës së Kosovës, pasi pati rol kyç në suksesin historik të Bashkimit kundër Trepçës.

Të lidhura

None found

Amerikani ishte ndër protagonistët e finales, ku skuadra prizrenase triumfoi 103:93 pas vazhdimeve. Ai kontribuoi me 23 pikë, 13 kërcime dhe katër asistime.

Shorter la gjurmë në çastet vendimtare të kohës së rregullt, kur realizoi një gjuajtje nga largësia dhe e kaloi Bashkimin në epërsi, 87:84.

Trepça, megjithatë, arriti të barazonte në sekondat e fundit, falë një tresheje spektakolare të realizuar nga gjysma e fushës, duke e çuar finalen në vazhdime.

Gjatë pesë minutave shtesë, Bashkimi mori kontrollin e ndeshjes: shënoi 16 pikë, përballë vetëm gjashtë të Trepçës, dhe siguroi fitoren 103:93.

Për Bashkimin, ky ishte trofeu i parë i Superkupës së Kosovës. Me këtë fitore, skuadra nga Prizreni plotësoi koleksionin e trofeve vendore, duke shtuar Superkupën krahas titujve të tjerë të fituar në basketbollin kosovar.

Suksesi në Rahovec shënoi një tjetër moment të veçantë në historinë e Bashkimit, ndërsa Shorter e përfundoi mbrëmjen me çmimin MVP, pas paraqitjes së tij vendimtare.


Shtuar më 29.09.2026 23:15

sultanbeyli escortMarsbahisjojobetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomgalabetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetbahsegelbahsegeljojobetzbahis