Kurti njofton për listën e përbashkët të shqiptarëve të Luginës në zgjedhjet serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri të ditur se partitë shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë pajtuar të garojnë me listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar” në zgjedhjet parlamentare në Serbi, që mbahen më 25 tetor.

Lajmin e dha përmes një postimi në Facebook. Sipas Kurtit, pas bisedimeve, përfaqësuesit e subjekteve politike arritën t’i afrojnë qëndrimet dhe të marrin përsipër një zotim të përbashkët.

Të lidhura

None found

Kurti shprehu mirënjohje për kryetarët e partive që kontribuuan në marrëveshje: Shaip Kamberi (PVD), Visar Memeti (APN), Nagip Arifi (PD), Agim Sabedini (PDSH), Shqiprim Musliu (LPD), Sami Salihu (LR), Armend Aliu (AL) dhe Naser Aziri (UDSH).

Ai falënderoi gjithashtu kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin; kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin; kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin; përfaqësuesit nga Medvegja, Bajram Mustafën e Arben Feratin; dhe përfaqësuesen nga Pazari i Ri, Amina Nurën.

Postimi i plotë:

Sot, në Zyrën e Kryeministrit, përfaqësuesit e subjekteve politike pjesëmarrëse nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nënshkruan marrëveshjen për një listë të përbashkët, “Koalicioni Shqiptar”, në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

Bisedimet dhe përpjekjet për afrimin e qëndrimeve u kurorëzuan me vullnetin për bashkëpunim dhe një zotim të përbashkët. Falënderoj për angazhimin kryetarët e subjekteve politike Shaip Kamberin (PVD), Visar Memetin (APN), Nagip Arifin (PD), Agim Sabedinin (PDSH), Shqiprim Musliun (LPD), Sami Salihun (LR), Armend Aliun (AL) dhe Naser Azirin (UDSH). Pavarësisht dallimeve, ata treguan gatishmëri të bashkëbisedojnë dhe të marrin përgjegjësi para qytetarëve.

Mirënjohje edhe për kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepin; kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinanin; kryetarin e Komunës së Bujanocit, Arbër Pajazitin; përfaqësuesit nga Medvegja, Bajram Mustafën e Arben Feratin; si dhe përfaqësuesen nga Pazari i Ri, Amina Nurën. Kontributi i tyre ishte pjesë e kësaj përpjekjeje të përbashkët. Marrëveshjet mbështeten te besimi, respektimi i fjalës dhe puna e përbashkët; zbatimi me përkushtim ua dëshmon vlerën me kalimin e kohës.

Koalicioni Shqiptar është një hap i rëndësishëm, por bashkimi politik nuk mjafton. Edhe pabarazia në të drejta përbën padrejtësi. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, serbëve u janë garantuar 10 nga 120 ulëset. Duke zbatuar të njëjtin parim, shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës duhet të kenë të paktën 5 vende të rezervuara në Parlamentin e Serbisë, që ka 250 ulëse. Përfaqësimi i garantuar duhet të respektohet si në Kosovë, ashtu edhe te fqinji ynë verior, në përputhje me parimet e barazisë dhe të drejtave.

Të drejtat dhe identiteti janë baza e angazhimit për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Kjo nënkupton mbrojtjen nga pasivizimi diskriminues i adresave, përfaqësim të drejtë në institucionet publike dhe zhvillim ekonomik. Gjuha, kultura, simbolet dhe kujtesa jonë përbëjnë pjesë të identitetit dhe përgjegjësisë sonë ndaj brezave të ardhshëm. Pas secilës prej këtyre kërkesave qëndron shpresa për të punuar, për të krijuar familje dhe për të jetuar me dinjitet në vendlindje.

Edhe pse kjo rrugë është shoqëruar me vështirësi dhe ndasi, besojmë se përgjegjësia e përbashkët mund të sjellë punë të dobishme për qytetarët. Përfaqësimi dinjitoz kërkon qëndrueshmëri përballë padrejtësive, maturi në vendimmarrje dhe përkushtim ndaj nevojave të njerëzve.

Republika e Kosovës do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në mbrojtje të të drejtave, identitetit dhe mirëqenies së tyre. Angazhimi ynë për barazi, dinjitet dhe mundësi që secili të ndërtojë të ardhmen në vendlindje do të vijojë.


Shtuar më 29.09.2026 22:20

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetbahsegelbahsegel