Ekspertiza balistike zbardh të dhëna të reja për vdekjen e 36-vjeçarit shqiptar në Itali, Gjovalin Lazri

Hetimet për ngjarjen e rëndë në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, kanë nxjerrë në pah të dhëna të reja pas ekspertizës balistike që lidhet me vdekjen e 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, Gjovalin Lazri.

Sipas përfundimeve paraprake, të shtënat dyshohet se janë kryer nga një distancë më e vogël se 14 metra.

Të lidhura

None found

Nën hetim për ngjarjen ndodhet 35-vjeçari Roberto Mollo, pronar i banesës ku ndodhi incidenti. Ai dyshohet se ka marrë armën pasi ka dëgjuar zhurma dhe ka vënë re persona brenda pronës së tij.

Gjatë këqyrjes së vendit u gjetën 12 gëzhoja, të vendosura në të njëjtën zonë të banesës. Ekspertët po e analizojnë këtë të dhënë për të përcaktuar pikën e qitjes dhe drejtimin e plumbave.

Në vendngjarje u zbuluan edhe tre elektrikë dore, ndërsa njëri prej tyre ndodhej pranë trupit të Gjovalin Lazrit.

Rindërtimi fillestar i hetuesve sugjeron se Mollo u zgjua nga zhurmat jashtë banesës dhe doli në ballkonin e katit të parë. Nga aty, sipas hipotezës së hetimit, ai qëlloi drejt dritave të elektrikëve të personave që ndodheshin në pronë.

Një nga plumbat e goditi Lazrin në qafë dhe i shkaktoi plagën që rezultoi fatale.

Ekspertiza balistike zgjati mbi pesë orë. Gjatë saj u shqyrtuan trajektoret e plumbave, largësia e qitjeve dhe pozicionet e personave në çastin e ngjarjes. Në kuadër të kësaj procedure u kryen edhe qitje provë dhe simulime në vendin ku ndodhi incidenti.

Në procesin hetimor marrin pjesë ekspertë të prokurorisë, të mbrojtjes së Roberto Mollos dhe të familjes së viktimës. Prokuroria e Astit vijon punën për të rindërtuar plotësisht dinamikën e ngjarjes, ndërsa Mollo po hetohet për vrasje.

Hetuesit pritet të rikthehen gjatë natës në vendngjarje për të kontrolluar ndriçimin dhe kushtet e shikimit, në një situatë sa më të ngjashme me atë të natës kur ndodhi ngjarja.

Ngjarja u shënua në orët e para të 20 shtatorit, kur disa persona dyshohet se hynë në pronën e familjes Mollo. Menjëherë pas të shtënave, 35-vjeçari telefonoi vetë numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi autoritetet se kishte qëlluar një person, duke deklaruar se kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.

Hetimet vijojnë për të sqaruar me saktësi se si ndodhi ngjarja dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.


Shtuar më 29.09.2026 23:11

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişholiganbet girişholiganbetholiganbetbahsegelbahsegeljojobet