Goli i parë ka ardhur, shumë të tjerë e presin! Myrto Uzuni ka tundur rrjetën në fitoren e Ferencvaros kundër Mezekovoed. Ndeshja është mbyllur me shifrat 4-1, atje ku sulmuesi shqiptar la gjurmë.
Në minutën e 69 do të shënonte nga 11-metrat për të kaluar portierin në krahun tjetër. Ky ishte goli i parë i Uzunit për këtë sezon të ri në kampionat, por nga ana tjetër rregullon shënjestrën nga penalltia pasi e gaboi një të tillë me Zalgiris në Champions League.
Premier ⚽️ en championnat cette saison pour Myrto Uzuni pic.twitter.com/ViFPjSfVUj
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) August 14, 2021