Rashica dhuron show, trullos mbrojtësin grek (VIDEO)

Milot Rashica ka debutuar në Premier League duke u përballur kundër Liverpul. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar, por nuk arriti të linte gjurmë sa i përket goli të shënuar apo asistimi të dhënë.

Megjithatë mbrojtësi grek i Liverpulit, Tsimikas, do ta mbajë mend gjatë. Rashica do t’i bënte tunel lojtarit të krahut të Liverpul dhe më pas rivali u rrëzua në tokë nga trullosja. Në rrjetet sociale kjo u cilësu si një “mbyllje karriere”.


Shtuar 14.08.2021 20:35