Presidenti amerikan Donald Trump po shfaq gatishmëri për një hapje të vogël drejt rifillimit të dialogut me Iranin, duke hedhur në tryezë mundësinë e lehtësimit të sanksioneve dhe çlirimin e fondeve iraniane të bllokuara, sipas burimeve zyrtare të administratës që folën për Axios.
Të lidhura
None found
Mesazhi që Uashingtoni i ka dërguar Teheranit vjen në një moment kur përpjekjet e ndërmjetësuesve nga Katari dhe Pakistani për t’i kthyer të dyja palët në sallat e bisedimeve — pas një pauze që zgjat që nga muaji korrik — nuk kanë dhënë ende rezultate të prekshme.
Aktualisht, Shtetet e Bashkuara dhe Irani vazhdojnë të qëndrojnë larg njëra-tjetrës në pikat kyçe të negociatave.
Konkretisht, Teherani kërkon që diskutimet të përqendrohen te Ngushtica e Hormuzit dhe te bllokada detare që Shtetet e Bashkuara kanë vendosur ndaj porteve iraniane, ndërsa administrataTrump po kërkon që Irani të pranojë të bëjë konçesje rreth programit të tij nuklear. Megjithatë, propozimi amerikan lë vend për shpresë se mund të lindë një zhvillim diplomatik, kjo pasi Trump i tha “jo” ofertës së fundit të propozuar nga ana e Teheranit.
Ndërmjetësuesit kanë në plan të takohen në Nju Jork me ministrin e Jashtëm iranian Abbas Araghchi për të shqyrtuar një nismë të Katarit, e cila është negociuar giatë ditëve të fundit nga të dyja anët. Pas kësaj, pritet një takim i ngjashëm me përfaqësuesit e administratës Trump, ku do të përcillet qëndrimi iranian dhe do të bëhen përpjekje për të arritur një pikëpamja të përbashkët.
Një zyrtar amerikan i njoftuar me bisedimet indirekte midis palëve i cilësoi kontaktet si “pozitive dhe konstruktive”, duke theksuar se Irani “ka dëshmuar fleksibilitet në çështjen bërthamore”. Sidoqoftë, ai tha se mosmarrëveshjet vazhdojnë të ekzistojnë dhe sqaroi se nuk do të ketë marrëveshje “përveçse nëse këto çështje adresuar”.
“Palët ende nuk bien dakord për rendin e zbatimit të angazhimeve dhe se kush duhet të veprojë i pari”, shtoi ky burim.
