Olise vendos në fund, Franca mposht Belgjikën dhe kryeson grupin

Franca siguroi suksesin e dytë në grup, duke triumfuar 1-0 ndaj Belgjikës në transfertë. Ky rezultat e ngjit skuadrën franceze në krye të renditjes.

Belgjika zhvilloi një ndeshje të fortë dhe krijoi disa mundësi, por rastet më të rrezikshme i pati Franca. Desiré Doue ishte veçanërisht aktiv gjatë pjesës së parë, teksa në minutën e 12-të goditi traversën. Më vonë, ai tentoi përsëri, por portieri belg Senne Lammens arriti ta ndalte goditjen.

Të lidhura

None found

Edhe pas pushimit, Franca vijoi të kërkonte më shumë golin. Doue u shfaq disa herë pranë portës kundërshtare, ndërsa Belgjika iu afrua realizimit me Dodi Lukebakion. Megjithatë, Mike Maignan bëri një ndërhyrje të shkëlqyer në minutën e 73-të.

Kur dukej se sfida po mbyllej pa gola, Franca gjeti momentin e saj vendimtar. Në minutën e 88-të, Michael Olise mori topin pranë hyrjes së zonës, shmangu kundërshtarët dhe goditi saktë në këndin e poshtëm, duke kaluar Francën në avantazh.

Belgët nuk arritën të reagonin në minutat e mbetura dhe Franca e administruan epërsinë deri në vërshëllimën e fundit. Pas dy ndeshjesh, Franca ka 6 pikë dhe kryeson grupin, ndërsa Belgjika mbetet me 3 pikë.

Pas fitores së marrë ndaj Turqisë në takimin hapës, Franca ka mposhtur tani edhe Belgjikën në fushën e saj. Turqia, ndërkohë, vijon të jetë pa pikë pas humbjes kundër Italisë, duke e bërë garën në këtë grup interesante deri në fund.


sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet