“Nga sheshi mund të krijohet një alternativë e re politike”, Xhemalaj: Presim pjesëmarrje masive të studentëve, protesta vijon deri në dorëheqjen e Ramës

Aktivisti Ilir Xhemalaj deklaroi se zgjerimi i pjesëmarrjes së studentëve dhe të rinjve mbetet një nga objektivat kryesorë të protestës.

Gjatë një interviste në studion e News24 me gazetaren Daljana Sejdia, ai shpjegoi se marshimi i së hënës drejt Qytetit Studenti u zhvillua pikërisht për t’iu drejtuar të rinjve dhe për t’i nxitur ata që ta shprehin energjinë e tyre përmes protestës.

Të lidhura

None found

“Pritshmëria jonë është që studentët të përfshihen fuqishëm në protestë. Tubimi i sotëm ishte në funksion të tyre, ndaj marshuam drejt Qytetit Studenti. Kjo lëvizje nisi nga të rinjtë dhe synojmë që energjia e tyre të përqendrohet në shesh deri në rrëzimin e Ramës”, u shpreh Xhemalaj.

Ai kritikoi gjithashtu opozitën dhe Sali Berishën, duke theksuar se protesta nuk duhet të përcaktohet nga përkatësitë politike. Sipas tij, çdo person që kërkon largimin e kryeministrit duhet të jetë pjesë e tubimeve.

“Bëhet fjalë për një sistem 80-vjeçar. Përballë kemi Ramën dhe Berishën, i cili deri tani ka qëndruar jashtë sheshit. Nëse synojnë rrëzimin e Ramës, të dyja palët duhet të jenë në shesh. Në ditët e para pamë aty shumë punonjës të administratës, socialistë dhe demokratë. Qeveria ka mundur t’i shantazhojë, ndaj sot u kemi bërë thirrje të gjithëve të bashkohen me ne. Të rinjtë duhet të dalin në shesh, pasi nuk kanë më çfarë të presin”, tha ai.

Xhemalaj vlerësoi se protesta, pas 121 ditësh, ka kaluar në një fazë më të pjekur. Ai shtoi se grupet dhe individët që janë përfshirë në të tashmë kanë kapacitetin për të ndërtuar një organizim më të strukturuar.

“Që nga dita e parë kanë ndodhur shumë ndryshime. Protesta është pjekur, ndërsa grupimet dhe figurat e angazhuara kanë kapërcyer fazën fillestare. Tani ekziston pjekuria dhe vullneti për të vijuar me një organizim të ri. Prej kësaj mund të lindin grupet politike të së ardhmes”, deklaroi aktivisti.

Sipas tij, lëvizja duhet të shërbejë si bazë për krijimin e një alternative politike. Xhemalaj e konsideroi të vështirë një largim vullnetar të Ramës nga posti.

“Duke parë gjendjen e opozitës, ndërsa diktatori është shndërruar në një kafshë të plagosur dhe për këtë arsye është më i rrezikshëm se kurrë, nevojitet një alternativë. Nuk besoj se Rama do të japë dorëheqjen, sepse një diktator nuk largohet kurrë vetë nga pushteti”, u shpreh ai.

Megjithatë, aktivisti nënvizoi se rotacioni politik duhet të realizohet përmes zgjedhjeve dhe jo nëpërmjet marrjes së pushtetit në forma të tjera.

“Nga protesta duhet të krijohet një lëvizje politike dhe më pas duhet të shkohet në zgjedhje. Pushteti merret vetëm përmes zgjedhjeve, jo nga sheshi apo nga ndonjë rrugë tjetër”, përfundoi Xhemalaj.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet