Ran Ben Shimon mbetet në detyrë, Izraeli shpreson te fitorja ndaj Kosovës

Ran Ben Shimon do të vazhdojë të drejtojë kombëtaren e Izraelit, pavarësisht humbjes së thellë 3-0 ndaj Irlandës. Sipas raportimeve të mediave izraelite, drejtuesit e Federatës së Futbollit të Izraelit nuk po planifikojnë ndryshim në stolin e ekipit dhe presin që ai të jetë në krye edhe në vijim të kampanjës së Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Israel Hayom raporton se federata ka vendosur që Ben Shimon ta mbyllë kampanjën aktuale, ndërsa pozita e tij nuk është vënë në pikëpyetje pas disfatës kundër Irlandës.

Plani i drejtuesve është që trajneri të vazhdojë punën me kombëtaren edhe gjatë kualifikimeve për Euro 2028, përveç rastit kur gjendja sportive pëson një përkeqësim të ndjeshëm.

Edhe Ynet bën të ditur se Ben Shimon gëzon ende besimin e federatës. Sipas këtij mediumi, drejtuesit presin një reagim të shpejtë të ekipit pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të Ligës së Kombeve, ndërsa sfida e radhës ndaj Kosovës shihet si mundësia e parë për të përmbysur situatën.

Izraeli vazhdon të jetë pa pikë, pasi është mposhtur nga Austria dhe Irlanda. Kosova, ndërkohë, ka grumbulluar tri pikë, pas fitores ndaj Irlandës dhe humbjes kundër Austrisë.

Pikërisht për këtë arsye, takimi i së enjtes në Debrecen konsiderohet shumë i rëndësishëm për izraelitët. Ata kanë nevojë për pikë në mënyrë që të mos e humbin objektivin në grup.

Pas humbjes ndaj Irlandës, vetë Ben Shimon pranoi se skuadra e kishte nisur keq ndeshjen dhe mori përgjegjësinë për paraqitjen. Ai kërkoi që ekipi të reagojë në dy përballjet e ardhshme.

“Kemi dy raste për të përmirësuar gabimet, dhe ato do të jenë fitoret ndaj Kosovës të enjten dhe ndaj Irlandës më pas”, deklaroi Ben Shimon, duke e përcaktuar triumfin ndaj Kosovës si synimin e parë të Izraelit pas serisë së rezultateve negative.


sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet