Kosova U21 përgatitet për Qipron me synimin për të marrë një tjetër fitore

Pas suksesit bindës 3-0 kundër San Marinos javën e kaluar, përfaqësuesja U21 e Kosovës kërkon pikët e plota edhe në takimin e radhës në shtëpi, ku do të përballet me Qipron U21 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U21.

Të lidhura

None found

Përballja Kosovë U21 – Qipro U21 është caktuar për të mërkurën, në orën 19:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

“Dardanët” e rinj po vijojnë punën për këtë sfidë në Kampin Nacional në Hajvali, ku po mbajnë seancat stërvitore.

Futbollisti i Kosovës U21, Elvir Gashjani, është shprehur se beson në arritjen e një rezultati pozitiv përballë Qipros.

Besim ka shfaqur edhe Dren Zeqiri, i cili e ka vlerësuar të mirë atmosferën brenda skuadrës pas fitores ndaj San Marinos në ndeshjen e parë. Sipas tij, ekipi ka përpara një përballje të vështirë, por stërvitjet kanë ecur mirë dhe përgatitja për takimin ka qenë maksimale.

Takimi me Qipron do të jetë i parafundit për Kosovën në këto kualifikime për Evropianin U21, që do të zhvillohet në Shqipëri dhe Serbi në vitin 2027. Përfaqësuesja do ta mbyllë këtë rrugëtim më 6 tetor, me një tjetër ndeshje në shtëpi, kundër Finlandës U21.

Me 11 pikë, Kosova U21 mban aktualisht vendin e katërt në grup dhe nuk ka më mundësi të sigurojë kualifikimin në Evropianin U21. Në krye të renditjes është Spanja me 21 pikë, e ndjekur nga Finlanda në vendin e dytë me 19 pikë.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibombahsegelsekabet