LDK-ja propozon përfaqësuesit e saj për 16 komisione parlamentare

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dorëzuar propozimet për deputetët që do ta përfaqësojnë këtë parti në 16 komisione të Kuvendit.

Të lidhura

None found

Sipas listës së propozuar, LDK-ja do të drejtojë dy komisione parlamentare. Jehona Lushaku-Sadriu është propozuar në krye të Komisionit për Integrimin Evropian, ndërsa Besian Mustafa për drejtimin e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Deputetët e tjerë të kësaj partie do të angazhohen në komisionet përkatëse si zëvendëskryetarë ose anëtarë.

1. Në Komisionin për Buxhet, Punë e Transfere, Avdullah Hoti është propozuar anëtar.

2. Në Komisionin për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Kujtim Shala është propozuar anëtar.

3. Doarsa Kica-Xhelili është propozuar zëvendëskryetare e parë e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

4. Komisioni për Integrimin Evropian do të drejtohet nga Jehona Lushaku-Sadriu.

5. Lutfi Haziri është propozuar anëtar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

6. Hykmete Bajrami është propozuar anëtare e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.

7. Ermal Sadiku është propozuar anëtar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion.

8. Ukë Rugova është propozuar zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport.

9. Në Komisionin për Shëndetësi, Albena Reshitaj është propozuar anëtare.

10. Armend Zemaj është propozuar anëtar i Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

11. Fadil Hadërgjonaj është propozuar zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

12. Janina Ymeri është propozuar anëtare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

13. Besian Mustafa është propozuar kryetar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

14. Anton Quni është propozuar anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

15. Paris Guri është propozuar zëvendëskryetar i parë i Komisionit për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini.

16. Arben Gashi është propozuar anëtar i Komisionit për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale dhe Luftës dhe Persona të Pagjetur.


Shtuar më 28.09.2026 18:28

sultanbeyli escortCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibomcasibomcasibomcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomsekabetcasibombahsegelsekabet