Kosova vijon me shifra të larta, sot një humbje jete dhe 1,370 raste me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 1,370 raste të reja me COVID-19 dhe një humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë gjithashtu bën me dije se gjatë këaj periudhe kohore janë shëruar dhe 47 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 106.056.

Deri më tani, numri i rasteve aktive është 6.815./albeu.com


Shtuar 14.08.2021 14:56