Prokuroria kërkon paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special, që të caktojë masën e paraburgimit për nëntë persona të dyshuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Të lidhura

None found

Sipas dyshimeve të përfshira në kërkesën e Prokurorisë, D.D., M.R., M.R., R.R., S.D., S.D., V.L., R.R. dhe D.D. dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasjen dhe zhdukjen e 23 civilëve në Zubin Potok.

Kërkesa për paraburgim mbështetet në provat dhe të dhënat e siguruara deri më tani gjatë hetimeve.

Nëntë personat u arrestuan dje në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës njoftuan se arrestimet u kryen gjatë operacionit të koduar “Dosja 23”, i lidhur me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.

Prokuroria Speciale bëri të ditur se hetimet dhe procedurat do të vijojnë brenda kompetencave të saj ligjore, duke respektuar të drejtat e personave të përfshirë dhe ruajtur konfidencialitetin e informatave që nuk mund të publikohen në këtë fazë.


Shtuar më 28.09.2026 13:52

sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalcasibom girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomcasibomcasibomcasibombahsegelsekabet