Austria në alarm para përballjes me Kosovën, Gregoritsch në dyshim

Austria mund të zbresë në fushë ndaj Kosovës pa Michael Gregoritsch, i cili kishte mbajtur shiritin e kapitenit në ndeshjen e fundit të kombëtares.

Të lidhura

None found

Sulmuesi nuk ka pësuar një dëmtim të rëndë, por aktivizimi i tij në sfidën kundër “Dardanëve” mbetet i pasigurt. Takimi do të luhet të dielën në Vjenë, duke nisur nga ora 18:00.

Gregoritsch u dëmtua në nyjën e këmbës gjatë fitores 3-1 ndaj Izraelit në Linz. Për shkak të problemit fizik, ai u largua nga loja që në pjesën e parë, ndërsa në vendin e tij hyri Sasha Kalajdzic.

Federata Austriake e Futbollit i tha agjencisë së lajmeve APA se dëmtimi nuk është serioz. Për të përcaktuar më qartë gjendjen e lojtarit, të premten iu krye edhe një rezonancë magnetike.

Megjithatë, intervali i shkurtër deri në përballjen me Kosovën e vë në pikëpyetje praninë e tij në këtë ndeshje.

Përzgjedhësi Ralf Rangnick nuk e ka përjashtuar mundësinë që 32-vjeçari të lihet jashtë formacionit dhe të mos rrezikohet.

“Ai e zuri keq nyjën dhe u përpoq ta lidhte, por pati probleme dhe iu desh të ndalej. Nuk duket se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, por ndeshja ndaj Kosovës është shumë afër. Ndoshta do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet e tjera”, deklaroi Rangnick pas triumfit ndaj Izraelit.


sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibombetsmovejojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişhızlı index almasekabetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbet GirişHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet