Katër persona kallëzohen penalisht për vjedhje të rënda dhe tentativa në rrethinën e Tetovës

SPB Tetovë ka ngritur kallëzim penal ndaj E.V. (43) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës, H.A. (53) nga Kosova, A.A. (34) nga fshati Hotël, Komuna e Likovës dhe E.A. (34) nga fshati Nikushtak, Komuna e Likovës. Ata dyshohen për gjithsej dhjetë vepra penale: katër raste të “vjedhjes së rëndë” dhe gjashtë raste të “vjedhjes së rëndë në tentativë”.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit të SPB-së, më 19.09.2026, në fshatin Palçisht i Poshtëm, nga banesa e A.A. është vjedhur një kasafortë që përmbante stoli ari, armë dhe municion, me vlerë të përgjithshme rreth 160.000 euro.

Ndërkaq, nga data 24.11.2025 deri më 28.11.2025, në një shtëpi në fshatin Pallçisht i Poshtëm, në pronësi të B.I., të dyshuarit kanë marrë stoli ari dhe para në vlerë rreth 70.000 euro.

Rasti tjetër ka ndodhur më 10.05.2026, në një bastore sportive në fshatin Tearcë, ku ata kanë hapur me forcë një kasafortë dhe kanë marrë paratë që ndodheshin brenda saj.

Gjithashtu, gjatë periudhës 23.05.2026-26.05.2026, nga hapësirat e magazinës së një pompe benzine në fshatin Pirok, janë vjedhur disa paketa cigare.

SPB Tetovë bën të ditur se nga prilli deri në shtator të këtij viti, të kallëzuarit kanë hyrë në gjashtë raste në shtëpi dhe objekte të tjera në fshatrat Kamjan, Pallçisht i Poshtëm, Nerasht, Tearcë dhe Radiovcë. Ata kanë kontrolluar ambientet, por nuk kanë marrë asgjë.


Shtuar më 25.09.2026 15:38

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibomcasibomjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet