Plagosja te “Zogu i Zi”, policia zbardh ngjarjen

Policia e Tiranës, ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me plagosjen e ndodhur pak më parë në zonën e Zogut të Zi. Sipas të dhënave paraprake, personi i dëmtuar është shtetasi kosovar Gjenk Karabeg, rreth 33-vjeç.

Ai dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në këmbë, pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.09.2026, rreth orës 14:35, në Spitalin e Traumës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi kosovar Gjenk Karabeg, rreth 33 vjeç, dyshohet i plagosur me armë zjarri në këmbë.

Paraprakisht, nga hetimet, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të ndodhur në rrugën “Egnatia”, për motive të dobëta.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e para hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.


Shtuar më 25.09.2026 15:36

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet