Libri për Princeshë Dianën ndez përplasjen me Mbretin Charles, Pallati Mbretëror kundërpërgjigjet

Publikimi i librit të Charles Spencer, vëllait të Princeshës Diana, është shoqëruar me polemika të forta ende pa dalë zyrtarisht në qarkullim.

Të lidhura

None found

Vepra, e titulluar “Kënga e mjellmës-Motra ime Diana”, përqendrohet te zhvillimet pas vdekjes së Dianës në vitin 1997 dhe përmban akuza të rënda ndaj Mbretit Charles. Pjesë të saj u botuan paraprakisht nga Daily Mail, duke shkaktuar reagime të menjëhershme. Pallati Mbretëror i hodhi poshtë pretendimet.

Një nga episodet e rrëfyera lidhet me një telefonatë që Spencer thotë se pati me Charlesin pas ndarjes nga jeta të Dianës. Në qendër të bisedës ishte çështja nëse dy djemtë e princeshës duhet të ecnin pas arkivolit gjatë ceremonisë së funeralit. Sipas Spencerit, Charles, i cili në atë kohë ishte princ, e mbështeste këtë ide, ndërsa ai vetë e kundërshtonte.

Shkrimtari pretendon se diskutimi u përshkallëzua dhe se Charles e akuzoi familjen Spencer për mungesë ndjeshmërie. Më tej, ai kujton se Charles kishte thënë me zemërim: “Dianën, shumë shpejt do ta harrojmë.”

Pallati Mbretëror reagoi shumë shpejt, duke deklaruar se mbreti e kuptonte se dhimbja e një vëllai mund të ndikojë, edhe pas shumë vitesh, në arsyetimin, gjykimin dhe kujtesën e tij. Deklarata u pa si një kundërshtim i drejtpërdrejtë ndaj rrëfimit të Spencerit.

Një përgjigje e tillë e menjëhershme dhe e fortë është e pazakontë për familjen mbretërore, e cila zakonisht nuk komenton publikisht polemikat. Në libër, Spencer paraqet edhe një pretendim tjetër: ai thotë se gjatë një telefonate pas vdekjes së Dianës, Charles dukej i lehtësuar dhe madje i gëzuar kur mori lajmin.

Vëllai i princeshës thekson se çdo hollësi e përfshirë në libër është rrëfyer në përputhje me mënyrën se si ai e ka përjetuar dhe kujtuar atë periudhë.

Kjo polemikë shpërthen në një periudhë kur familja mbretërore është përballur me disa çështje të debatueshme, mes tyre problemet që lidhen me Princin Andrew dhe përplasjet e vazhdueshme ndërmjet Princit Harry dhe familjes mbretërore.


Shtuar më 25.09.2026 14:09

sultanbeyli escortGrandpashabet girişJojobetCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişjojobetsekabetcasibom güncel girişcasibom güncel girişcasibom girişcasibom girişcasibomcasibomcasibomholiganbetmarsbahisjojobetfixbetholiganbetmarsbahiscasibomjojobetholiganbetroketbetzbahiscasibombahsegeljojobetbahsegelsekabet