Klubi gjakovar Vëllaznimi ka bërë të ditur se trajneri Liridon Leci është emëruar zyrtarisht në krye të ekipit.
Të lidhura
None found
Njoftimi u dha përmes një komunikate zyrtare të klubit, ku nuk u specifikua kohëzgjatja e kontratës së nënshkruar me trajnerin.
Në komunikatë thuhet: “Mirë se vjen, Leci! Mirëpresim në familjen kuqezi trajnerin Liridon Leci. Me respekt për fanellën, me përkushtim dhe me punë, nisim së bashku.”
Vëllaznimi, që synon të ngjitet në elitën e futbollit vendor, pas gjashtë xhirove renditet i gjashti me nëntë pikë, pesë më pak se kryesuesi Dinamo Ferizaj.
